Gjermania e Holanda vazhdojnë ndihmat ushtarake për Ukrainën

Gjermania e Holanda vazhdojnë ndihmat ushtarake për Ukrainën

Gjermania dhe Holanda do t’i dorëzojnë Ukrainës gjashtë obusë të tjerë, njoftuan sot ministrat e mbrojtjes të dy vendeve përpara samitit të NATO-s në Madrid.

Secili vend do të sigurojë tri armë të tjera artilerie, përveç 12 obusëve që këto vende kanë dërguar tashmë në Ukrainë, konfirmuan ministrja gjermane e Mbrojtjes Kristin Lambrecht dhe holandeze Kaysa Olongren.


“Ne tregojmë vendosmërinë dhe përkushtimin tonë ndaj Ukrainës dhe themi se nuk duhet të dorëzohemi para agresionit rus”, tha Olongren.

Duke komentuar njoftimin e NATO-s se do të vendosë më shumë se 300.000 trupa në një mision të gatishmërisë së lartë nga 2023, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Lambrecht tha se Gjermania do të sigurojë një divizion me rreth 15.000 trupa dhe rreth 65 avionë luftarakë dhe 20 anije luftarake.

“Gjermania është e gatshme të jep kontributin e saj, pasi NATO duhet të jetë e fortë dhe kjo duhet të tregohet përmes numrit,” tha Lambrecht.

Lexo edhe

Video