Gjermania do të dërgojë më shumë tanke kundërajrore në Ukrainë

Gjermania do të dërgojë më shumë tanke kundërajrore në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz  gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin dënoi sulmet ajrore ruse kundër infrastrukturës civile në Ukrainë.

Scholz i kërkoi Putinit që të gjejë një zgjidhje diplomatike sa më shpejt të jetë e mundur gjatë bisedës këtë të premte, që zgjati një orë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit deklaroi se i gjithë diskutimi iu kushtua luftës së agresionit rus kundër Ukrainës dhe pasojave të saj.


Kancelari theksoi vendosmërinë e Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën në sigurimin e aftësisë së saj mbrojtëse kundër Rusisë.

Gjermania planifikon të furnizojë Ukrainën me shtatë tanke të tjera kundërajrore Gepard dhe një shtesë, 100,000 komplete të ndihmës së parë.

U diskutua gjithashtu për krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta në  Ukrainë dhe theksuan rolin e rëndësishëm të marrëveshjes së drithit, të zgjatur së fundmi nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Lexo edhe

Video