Gjermania do të dërgojë aeroplan ushtarak për evakuimin e qytetarëve gjermanë nga Kabuli

Gjermania do të dërgojë aeroplan ushtarak për evakuimin e qytetarëve gjermanë nga Kabuli

Një aeroplan ushtarak do të fluturojë sonte në Kabul për të evakuuar qytetarët gjermanë, si dhe bashkëpunëtorët afganë, pasi talibanët hynë në kryeqytetin afgan.

Kjo u deklarua sot nga ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.


“Avioni së pari do të fluturojë nga Kabuli në vendet e afërta, dhe më pas ne do të sigurojmë aeroplanë civilë për transport të mëtejshëm në Gjermani,” tha Mass për media, raporton Reuters.

Ai shtoi se ekipi më i afërt i ambasadës do të qëndrojë në aeroportin e Kabulit në mënyrë që të vazhdojë punën atje dhe të ndihmojë në evakuimet e mëtejshme.

Lexo edhe

Video

error: