Gjermani dënohet me 8 vjet e gjysmë për kastrimin e burrave me kërkesën e tyre

Gjermani dënohet me 8 vjet e gjysmë për kastrimin e burrave me kërkesën e tyre

Një gjykatë gjermane e dënoi një elektricist (67) me tetë vjet e gjysmë burg për tredhjen e disa burrave me kërkesë të tyre, njoftoi agjencia DPA.

Një gjykatë në Munih dënoi një burrë për një sulm të rëndë dhe të rrezikshëm, dhe ai fillimisht u akuzua për vrasje nga pakujdesia, për shkak të vdekjes së një prej burrave të tredhur si rezultat i atij operacioni.

I akuzuari pranoi në gjykatë se ofronte kastrim në faqet sadomazohiste, duke deklaruar se disa burra e paguanin për t’i torturuar dhe hequr testikujt e tyre.


Siç tha ai në gjyq, ai i kreu ato operacione në tryezën e tij të kuzhinës në Markt Schwaben dhe u tha viktimave se ishte një ekspert mjekësor i trajnuar.

Ai ka deklaruar se nga korriku i vitit 2018 deri në mars 2020, tetë meshkujve ua ka kastruar ose prerë pjesërisht organet gjenitale, por ka mohuar përgjegjësinë për vdekjen e njërit prej tyre, i cili ka ndërruar jetë pak ditë pas operacionit.

Prokurorët kërkuan 11 vjet burg për të akuzuarin për shkak të lëndimit të rëndë dhe të rrezikshëm trupor, ndërsa mbrojtja kërkoi që dënimi të mos kalojë shtatë vjet.

Lexo edhe

Video

error: