Gjenerali kroat: Sistemi në ushtrinë ruse nuk po funksionon, ata i befasuan të gjithë analistët

Gjenerali kroat: Sistemi në ushtrinë ruse nuk po funksionon, ata i befasuan të gjithë analistët

Gjenerali në pension i Ushtrisë së Kroacisë Slavko Bariq ka komentuar balancën aktuale të pushtetit në terren kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë.

Meqenëse Rusia i ka ridrejtuar forcat në Donbas, ai thotë se të gjithë prisnin një përparim më të fortë, gjë që mungoi dhe habiti të gjithë analistët ushtarakë.


Bariq thotë se është e qartë se sistemi në ushtrinë ruse nuk po funksionon, gjë e cila u mundësoi forcave ukrainase të kalonin në ofensivë.

Sipas Bariq, armët që vijnë nga Perëndimi kanë kontribuar sigurisht në rezistencën e suksesshme të ushtrisë ukrainase.

Kur bëhet fjalë për Mariupolin, i cili është kthyer në simbol të rezistencës, Bariq thotë për N1 të Kroacisë se hakmarrja ndaj ushtarëve nga Azovstal do të ishte një mesazh i keq dhe ai beson se do të ketë një shkëmbim të të burgosurve.

Lexo edhe

Video