Gjendja në veri e pasqyruar përmes fotografive

Gjendja në veri e pasqyruar përmes fotografive

Sot është dita e katërt kur forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në Jarinjë dhe Bërnjakë për të ruajtur situatën e krijuar pas vendosjes së reciprocitetit për targa.

KosovaPress sot ka qëndruar në kufirin në Jarinjë dhe ashtu edhe sikurse ditët e kaluara, situata ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident.


Tashmë vihet re edhe një numër më i vogël i protestuesve, disa prej të cilëve po qëndrojnë edhe në tenda.

Ndërsa policia që është vendosur nëpër punkte të ndryshme përgjatë zonës së kufirit, po mban situatën nën kontroll.

Fotografitë e realizuara nga KPress pasqyrojnë gjendjen momentale atje.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] e serbëve në veri me pajisje të dyshimta Xhandarmëria serbe vëzhgon situatën në Bërnjak Gjendja në veri e pasqyruar përmes fotografive Borrell kërkon ulje të menjëhershme të tensioneve në veri të […]

Komentet janë të mbyllura.