Gjendja në vendkalimet kufitare, deri në 30 minuta pritjet në Vërmicë

Gjendja në vendkalimet kufitare, deri në 30 minuta pritjet në Vërmicë

Gjatë ditës së sotme pritjet më të mëdha për të kaluar kufirin janë shënuar në Vërmicë.

Kolona në dalje të këtij vendkalimi kufitar është 200 metra dhe pritjet janë nga 25-30 minuta. Hyrjet nga territori shqiptar zgjasin nga 20-25 minuta, ndërsa ka kolonë prej 150 metrash, sipas të dhënave në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, të orës 16:56.


Pritje prej 10-15 minuta ka edhe në pikën tjetër të vendkalimit kufitar Merdare, kur për të dalë duhet pritur 10-15 minuta, ndërsa kolonat me automjete janë të gjata deri në 30 metra. Për të hyrë në Merdare nuk ka kolona dhe se pritjet janë 3-5 minuta.

Pritje 10-15 minuta ka edhe te Dheu i Bardhë, ku janë krijuar kolona 50 metra, ndërsa për të hyrë pritjet janë 3-5 minuta dhe nuk ka kolonë.

Lexo edhe

Video