Deputeti i PDK-së, Ferat Shala u përplas sot me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën lidhur me deklarimin e kësaj të fundit për gjendjen e ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisës dhe Tregtisë gjatë qeverisjes së koalicionit PAN.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala iu drejtua deputetes së LVV-së, Kusari-Lila se PDK nuk ka menaxhuar asnjëherë me ministrinë e Industrisë, por tha se njëherë e kishte dërguar Kusari-Lilën, e cila kishte menaxhuar me këtë dikaster.
E pas kësaj deklarate, replikoi shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se e vërteta është se nuk e kishte dërguar PDK në krye të ministrisë së Tregtisë, por AKR./B.Ibishi
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.