Gjendja aktuale në pikat kufitare, pritjet në Merdarë deri mbi dy orë
Lexohet për: 1 min.
merdare-050823
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë ditës së sotme vazhdon fluksi i udhëtarëve në pikat kufitare të Kosovës.

Pritjet më të gjata në dalje vazhdojnë të mbeten në Merdarë, ku është krijuar një kolonë 800 metra dhe pritjet janë 130-140 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë 3-5 minuta dhe nuk ka kolonë.

Kolonë ka edhe në pikën kufitare Mutivodë – 50 metra dhe pritjet në dalje janë 30 minuta, ndërsa për të hyrë 5-10 minuta dhe nuk ka kolonë.

Te Dheu i Bardhë janë krijuar kolona 100 metra dhe pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare janë 20-30 minuta, ndërsa për të hyrë duhet pritur 3-5 minuta dhe nuk ka kolona.

Kolonë të automjeteve ka edhe në Jarinje në dalje 30-50 metra, ku duhet pritur 15 minuta, sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar të orës 15:27. Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje dhe as kolona.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025