Gjendet trupi i turistes së zhdukur britanike në Zelandën e Re

Gjendet trupi i turistes së zhdukur britanike në Zelandën e Re

Trupi i turistes së zhdukur britanike Stephanie Simpson është gjetur disa ditë pasi u zhduk gjatë një shëtitjeje.

Policia nisi të kërkonte për Stephanie pasi 32-vjeçarja nuk u paraqit në punë të hënën.

Policia nisi një operacion kërkimi dhe përdorën helikopter për të vëzhguar zonën malore.

Disa orë para se të gjendej trupi i saj policia kishte gjetur çantën dhe këpucët e Simpson.


Zona përshkruhej si një terren shumë sfidues dhe policia tha se në ngjarje nuk dyshohen të përfshihen palë të tjera.

Kunati i saj Sam Hazelton tha se familja e saj në Britani shpresonin që të gjendej e gjallë.

Hazelton tha se Stephanie pëlqente shëtitjet në terrene të vështira dhe kishte eksperiencë në ekspeditat./tch

 

Lexo edhe

Video

error: