Gjendet trupi i Habib Grajqevcit, rivarroset në Obiliq

Sot u bë rivarrimi i dëshmorit Habib Grajqevci në varrezat e Hashanëve në Obiliq. Habib Grajqevci u vra në vitin 1999 nga forcat serbe, por eshtrat e tij u gjetën javën e kaluar.

Ceremonia e rivarrimit të të zhdukurit u bë nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në prani të përfaqësueseve të Qeverisë së Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i shprehu ngushëllime familjarëve të të pagjeturit duke i premtuar se Qeveria e re do të bëjë të pamundurën për të gjetur vëllezërit e Habibit dhe të pagjeturit e tjerë.


Ibush Mjekiqi, nënkryetari i Komunës së Obiliqit duke i shprehur ngushëllime familjes, ka kërkuar nga institucionet që të bëjnë çmos për të pagjeturit dhe kthimin e trupave të tyre në Kosovë.

Familja Grajqevci ka të zhdukur edhe dy djemë të tjerë Xhevat e Nebih Grajqevci, eshtrat e të cilëve nuk janë gjetur ende.

Video