Gjendet pas 22 vitesh zhdukje trupi i mumifikuar i alpinistit amerikan
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbetjet e mumifikuara të një amerikani janë gjetur 22 vjet pasi ai u zhduk teksa po ngjitej në një mal në Peru.

William Stampfl, 59 vjeç, u raportua i zhdukur në qershor 2002 pasi një ortek shkaktoi vdekjen e grupit të tij ndërsa ngjiteshin në malin Huarascan, majën më të lartë të Perusë.

Policia peruane tha se shkrirja e akullit kishte ekspozuar trupin e mumifikuar dhe të veshur të Stampfl.

Ai u identifikua nga pasaporta e gjetur mes gjërave të tij.

Stampfl u nis me dy të tjerë - Steve Erskine dhe Matthew Richardson - në një udhëtim 19-ditor vajtje-ardhje nga Kalifornia në majën më të lartë të Perusë.

Por një ortek e përmbysi ngjitjen e tyre më 24 qershor 2002. Vetëm trupi i Erskine ishte gjetur më parë.

Stampfl është të paktën personi i tretë i gjetur i vdekur këtë vit në rajon.

Trupi i një alpinisti italian i cili u rrëzua teksa ngjitej në një majë tjetër u gjet muajin e kaluar, ndërsa një izraelit u gjet i vdekur në maj gati një muaj pas zhdukjes së tij.

Muajin e kaluar, pesë trupa u gjetën të ngrirë në akull në majën më të lartë në botë, malin Everest.

Akullnajat po shkrihen gjë që shumica e shkencëtarëve ia atribuojnë përshpejtimit të ndryshimeve klimatike./BBC

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024