Gjendet pa jetë foshnja 4-muajshe në Istog

Gjendet pa jetë foshnja 4-muajshe në Istog

Një foshnjë 4-muajshe është gjetur e pajetë të hënën në Serbobran të Istogut.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.


Ai ka thënë se në lidhje me ngjarjen fillimisht kanë marrë një telefonatë, ndërsa ka shtuar se vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku i QKMF-së në Istog.

“Me datën 8 gusht 2022 rreth orës 04:50 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Serbobran të Istogut një fëmijë 4 muajsh është pa shenja jete. Njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes. Është informuar mjeku në QKMF-në e  Istogut dhe i njëjti ka konstatuar vdekjen e foshnjës”, tha Rugova për

Ende nuk dihen detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Lexo edhe

Video