Një 20-vjecar është gjendur pa shenje jete i shtrirë në rrugën “Skender Matallari” në kryeqytet.
Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një person të shtrirë në tokë në rrugën ‘Skender Matallari’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ftuar aty edhe epikën mjekësore dhe njësitë e tjera te nevojshme policore. Me gjithë përpjekjet, nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se trupi i shtrirë është pa shenja jete. Ne vendngjarje është ftuar edhe prokurori i shtetit. Aktualisht policia rastin është duke e trajtuar si vdekje te dyshimtë dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë ngjarje. Trupi i pajete është i një mashkulli rreth 20 vjeç dhe policia ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve te ekzaminimit dhe këqyrjes se vendit te ngjarjes si dhe veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.