Gjendet e vdekur në veturë një grua në Partesh

Gjendet e vdekur në veturë një grua në Partesh

Një person është gjetur pa shenja jetë në një veturë në Partesh.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.


Ai ka bërë të ditur se vdekjen e personit të gjinisë femër e ka konstatuar Ndihma e Parë, teksa rrethanat e rastit janë duke u hetuar.

“Ju njoftojmë se sot  rreth orës  17:24  jemi  njoftuar nga qendra emergjente 112  se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjendet një femër që dyshohet se është pa shenja jete. Ndihma parë ka shkuar në atë lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.

Lexo edhe

Video

error: