Gjenden mbetje mortore në Novobërdë, dyshohet se mund të jenë të Bedri Rexhepit

Gjenden mbetje mortore në Novobërdë, dyshohet se mund të jenë të Bedri Rexhepit

Policia ka informuar se në një zonë kodrinore-malore të Novobërdës gjatë verifikimit të terrenit është arritur të identifikohet një lokacion i dyshimtë me të cilën pas gjurmimit nga njësitë përgjegjëse janë gjetur mbetje mortore, të dekompozuara, të cilat dyshohen se kanë të bëjnë me rastin e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Mbetjet mortore, sipas Prokurorisë së Prishtinës, do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të konstatuar identitetin e tyre.

Në terren aktualisht është duke u marrë prokurori i rastit së bashku me njësitë policore përgjegjëse, Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).


Informacionet të cilat deri tani kanë familjarët janë se Bedri Rexhepi më datën 8 prill 2021 është parë në Novobërdë dhe nga aty më asgjë nuk dihet për të.

Gjatë muajit gusht policia arrestoi edhe dy të dyshuar të tjerë në lidhje me këtë rast, përkatësisht vëllain dhe kunatën e Jeton Vllasaliut. Ky i fundit po mbahet në paraburgim si i dyshuar kryesor për zhdukjen e biznesmenit Rexhepi.

Prokuroria pati njoftuar se me arrestimin e këtyre dy të dyshuarve ishin sekuestruar edhe disa prova materiale të cilat do të shërbejnë për procedurë të mëtutjeshme penale.

Lexo edhe

Video

Komentet janë të mbyllura.