Gjenden mbetje mortore në lagjen Arbëria në Prishtinë

Gjenden mbetje mortore në lagjen Arbëria në Prishtinë

Disa mbetje mortore janë gjetur sot në bazën e KFOR-it në Arbëri.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella.

Ai ka pohuar se mbetjet e dyshuara mortore janë gjetur gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re.


Ndërsa hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja.

Sipas tij, të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit

“Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje mortore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera. Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, ka thënë Minutella.

Lexo edhe

Video