Gjashtë viktima nga përplasja e minibusit dhe trenit në Turqi

Gjashtë viktima nga përplasja e minibusit dhe trenit në Turqi

​Një tren mallrash dhe një minibus janë përplasur në Turqinë veriperëndimore e si pasojë gjashtë persona humbën jetën.

Ngjarja tragjike, ku dhe 7 persona të tjerë u plagosën ndodhi të shtunën rreth orës 8 të mëngjesit me orën lokale, njoftoi agjencia turke e lajmeve “Demiroren”.

Të gjithë viktimat ndodheshin në minibusin që transportonte punëtoret e një fabrike tekstilesh, të cilët kishin mbaruar turnin e natës, raporton euronews.al.


Pamjet nga kamerat e rrugës që u transmetuan në kanalet e lajmeve televizive treguan shoferin e minibusit që u përpoq të manovronte përpara se treni ta përplaste dhe ta tërhiqte para në shinat e tij.

Në vitin 2018, 25 njerëz humbën jetën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Turqi, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Vitin e kaluar, Dhoma e Inxhinierëve Mekanikë të Turqisë deklaroi se aksidentet hekurudhore në vend ishin tre herë më të larta se mesatarja globale.

Lexo edhe

Video

error: