Gjashtë të vdekur dhe mbi 2 mijë raste me COVID-19

Gjashtë të vdekur dhe mbi 2 mijë raste me COVID-19

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2 mijë e 33 raste me COVID-19 në Kosovë nga 10 mijë e 87 testime, ndërsa gjashtë persona kanë vdekur për shkak të infektimit me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 3 mijë e 329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172 mijë e 44.                                                                  


Në total numri i rasteve aktive është 32 mijë e 909.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 22 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Gjashtë të vdekur dhe mbi 2 mijë raste me COVID-19​Avokati i Popullit: Qeveria të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimitMbi 80 shkolla në mësim online, vetëm në Prishtinë rreth 1000 nxënës të infektuarNë ShSKUK janë të spitalizuar 216 pacientë nga Covid-19​Mbi 805 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19Mbi 34 mijë raste aktive me COVID-19 […]

Komentet janë të mbyllura.