Gjashtë të vdekur dhe 3917 raste pozitive me COVID-19

Gjashtë të vdekur dhe 3917 raste pozitive me COVID-19

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 3 mijë e 917 raste me COVID-19 në Kosovë, nga 15 mijë e 268 testime, ndërsa gjashtë persona kanë vdekur për shkak të infektimit me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162 mijë e 950.                                                                 


Në total numri i rasteve aktive është 28 mijë e 751.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 623 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Lexo edhe

Video