Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Korroticë të Drenasit

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Korroticë të Drenasit

Sot rreth orës 16:00,  në Korroticë të Ulët të Drenasit  ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy  automjete në lëvizje, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.


Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar për KosovaPress se bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe

Video