Nga përplasja mes një veture edhe një furgoni, gjashtë persona kanë pësuar lëndime. Ky aksident trafiku, sipas policisë, ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Drenoc të Klinës.
Driton Rugova, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, deklaroi për Kosovapress se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 minuta. “Në aksident kanë qenë të involvuara një kombi dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.
Përndryshe, ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit për të gjithë automjetet, ka filluar nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.