Gjashtë klube të notit në Kosovës tashmë do të bëhen pjesë e Federatës së Notit të Kosovës pasi kanë fituar këtë drejtë me anë të padisë në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv.
Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS), ka shqyrtuar padinë e gjashtë klubeve të notit, Aloha, Delfini, Illyria, Rainca, Niko dhe Hajvalia të bërë ndaj Federatës së Notit të Kosovës (FNK).
KAS pas shqyrtimit të ankesës dhe dëgjimit të palëve, ka marrë vendim pro-klubeve.
“APROVOHET në tërësi si e bazuar Padia e Paditësve, përfaqësuar nga Besart Shala dhe Agron Zeqiri. OBLIGOHET e Paditura, përfaqësuar nga Astrit Haliti (kryetar i FNK-së), që të pranoj dhe të regjistroj gjashtë klubet e notit si anëtare me të drejta të plota në FNK, menjëherë pas pranimit të këtij vendimi”, thuhet mes tjerash në vendimin e KAS-it.