Gjakova siguron medaljen e artë në Tbilisi

Gjakova siguron medaljen e artë në Tbilisi

Nora Gjakova ka arritur të siguroj medaljen e artë për Kosovën në “Grand Slamin” e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudista kosovare mposhti në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani, në kuadër të kategorisë deri në 57-të kilogramë, përcjell KosovaPress.


Rrugëtimin për në finale, Gjakova e filloi me fitore kundër ukrainases Marija Skoran, ku më pas e mposhti Sabrina Filzmoser të Austrisë, ndërsa në raundin e tretë mundi Marica Perisicin e Serbisë, vetëm për të kaluar në gjysmëfinale, ku triumfoi ndaj sllovenes Kaja Kajzer.

Gjakova me finalen e sotme të fituar, siguroi fitoren e pestë radhazi, së bashku me 1000 pikë të reja Olimpike Tokio 2020.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.