Gjakova, Malisheva dhe Rahoveci me mungesë të energjisë elektrike

Gjakova, Malisheva dhe Rahoveci me mungesë të energjisë elektrike

KEDS ka njoftuar se aktualisht qyteti i Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit me rrethinë po përballen me erëra dhe shi të fuqishëm. Kjo ka bërë që të afektohet edhe rrjeti elektrik dhe si pasojë konsumatorët të përballen me mungesë të energjisë elektrike.


KEDS nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kërkuar mirëkuptim dhe nëse hasin në ndonjë avari në rrjet, të lajmërojnë Qendrën e Thirrjes në numrin pa pagesë 0800 79 100.

“Në ndërkohë, përmes rrjeteve sociale do iu mbajmë të informuar me situatën në terren”, thuhet në njofitm.

Lexo edhe

Video