Giroud tregon arsyet e largimit nga Chelsea

Giroud tregon arsyet e largimit nga Chelsea

Ylli francez mezi pret të luajë për njërin nga ekipet më të mëdha në botë, dhe t’i ndihmojë të fitojë trofe.

Sulmuesi Olivier Giroud ka treguar arsyen se pse vendosi të largohet nga Chelsea, ku tha që ‘Zoti ka dëshiruar që unë të luaj për Milanin’, përcjell KosovaPress.

Giroud kompletoi transferimin nga Chelsea në “San Siro” për 2 milionë euro më 17 korrik, duke ia besuar të ardhmen “Rossonerëve” deri 2023.


Tani, ylli francez mëzi pret ta ndihmojë Milanin të luftojë për suksese në Serie A dhe në garat evropiane, pasi kishte vendosur se ishte koha e duhur për një aventurë të re në një ligë të re, pas katër vjetësh si lojtar i Chelseat.

“Kam fituar shumë trofe te çdo skuadër që kam qenë dhe do të dëshiroja të njëjtë gjë këtu. Kam një synim në mendjen time, por nuk dua ta zbuloj, sepse në të kundërtën do të kishte shumë presion. Le të themi që synimi im kryesor është që të fitoj me Milan”, tha Giroud.

“Kishte ardhur koha që të largohem nga Chelsea dhe të luaj në një ligë të re. Zoti deshi që unë të luaj për Milanin. Ky është njëri nga klubet më të mëdha në botë dhe sinqerisht besoj në projektin që e kanë këtu. Ne kemi çdo gjë që na duhet që të kemi një kampanjë sa më të mirë në Ligën e Kampionëve”, shtoi 34-vjeçari.

Zyrtarisht, Giroud u prezantua me fanellën ditën e hënë, në debutimin e tij kundër skuadrës franceze Nice, ku edhe shënoi gol në barazimin 1:1.

Lexo edhe

Video

error: