Giroud përshëndetet me klubin e Chelseat

Giroud përshëndetet me klubin e Chelseat

Sulmuesi francez do të kompletojë ditëve në vazhdim transferimin e tij tek AC Milan.

Olivier Giroud ka përfunduar testet mjekësore tek gjiganti i Serie A Milani, ky transferimi i tij pritet të bëhet zyrtare ditëve në vazhdim, e këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari, përcjell KosovaPress.


Giroud përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka përshëndetur tifozët dhe klubin e Chelseat, duke treguar që do të fillojë një aventurë e re.

“Për të gjithë ‘Blutë’, për shokët e mi të skuadrës, për trajnerët Antonio Conte, Frank Lampard, Maurizio Sarri dhe Thomas Tuchel, për të gjithë klubin, një falënderim tejet i madh për ju, për momentet e veçanta dhe emocionet që i kemi ndarë së bashku”, shkruante Giroud në “Facebook”.

“Jam duke e filluar një aventurë të re, tejet i lumtur. Triumfet tona në FA Cup, Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve kanë qenë të mrekullueshme”, shkruante më tej në postimin e Giroud në “Facebook”.

Lexo edhe

Video

error: