Giroud dëshiron t’i bashkohet Milanit

Giroud dëshiron t’i bashkohet Milanit

Sulmuesi francez pritet të largohet këtë verë nga “Stamford Bridge”.

Olivier Giroud dëshiron t’i bashkohet skuadrës italiane AC Milan, ku thuhet se të dy palët kanë arritur marrëveshje mbi kushtet personale, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.


Giroud pritet të largohet këtë verë nga Chelsea, dhe nëse transferohet tek Milani, do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare, duke ia besuar të ardhmen “Rossonerëve” deri në vitin 2023, përcjell KosovaPress.

Raportohet se të dy skuadrat, Chelsea dhe Milani janë në kontakte të vazhdueshme për të arritur një marrëveshje, dhe se bisedimet janë pozitive.

Sezonin e kaluar, Giroud ka bërë 31 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 11 gola për skuadrën e Chelseat.

Lexo edhe

Video

error: