Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Sot fillon konferenca “Girls in ICT 2021”

Sot fillon konferenca “Girls in ICT 2021”

IPKO Foundation në bashkëpunim me (A.U.K) Training and Development Institute – TDI, dhe Programin ASSET – USAID, sot e organizon konferencën e 7-të me rradhë “Girls in ICT”, duke festuar kështu Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. Në këtë ditë, kremtohet thyerja e stereotipeve gjinore në shoqëri, promovimi i inovacionit dhe fuqizimi i të rinjëve dhe rritja e punësimit duke trajnuar vajzat dhe gra në aftësi të buta në sektorin e TIK.

Konferenca Girls in ICT 2021 mbahet sot me 29 Prill (e enjte), përmes Facebook Live. Eventi do të përmbajë fjalimin inspirues si dhe punëtorinë për zhvillimin e aftësive të buta.

Fjalimin inspirues do ta mbajë Agnesa Belegu, dizajnere e lojërave, e cila do të tregojë historinë e saj personale të suksesit dhe do të ndajë me pjesëmarrëset perspektivën e saj mbi rëndësinë e nxitjes së diversitetit gjinor në fushat teknologjike, sfidat me të cilat përballen dhe rolin që profesionistët dhe organizatat e TIK mund të luajnë në tejkalimin e këtyre sfidave.

Agnesa është dizajnere pasionante e lojërve e cila është e specializuar në hartimin e sistemit dhe punon aktualisht në Dech Light të Techland në Poloni. Pasi ka përfunduar studimet master në Zhvillimin e Lojërave në Akademinë FIEA të UCF, ajo ka punuar në EA Sports’ NBA Live 2018 me ekipin EA Tiburon. Duke u kthyer në Kosovë në 2017 për të kontribuar në industrinë locale të lojërave, Agnesa me ekipin e saj në ZombieSoup L.L.C. ishin ekipi i parë profesional për zhvillimin e lojërave në Kosovë, duke lansuar lojëra të shumta në shkallë të vogël, të mesme dhe të ndërtuara për platformat VR, mobile dhe PC. Agnesa vazhdon të shtrojë rrugën për të ndihmuar në Game Jams dhe komunitetin Kosovar të Zhvilluesve të Lojërave me anë të mentorimeve përmes programit JuniorGeeks si dhe duke praktikuar dhe ndërtuar kurrikulë për hartimin e lojërave.


Poashtu, gjatë konferencës do të mbahet një punëtori nga Donika Gashi, me anë të cilës pjesëmarrëset do t’I zhvillojnë aftësitë e buta. Gjatë kësaj punëtorie, vajzat do të mësojnë si të ndërtojnë një CV dhe Cover Letter, si dhe si të përdorin platformat e punës: Freelancer, Five, Krypunë dhe Payoneer.

Erëzë Ahmetgjekaj nga Open Data Kosovo do ta moderojë eventin me fokus të vecantë në kohën e diskutimit me vajzat pjesëmarrëse.[1] 

Pjesë e edicioneve të kaluara ka qenë edhe panairi i punës ku kane marre pjese mbi 20 kompani dhe organizata te ccilat kanë prezentuar thirrjet e tyre të hapura për më shumë se 300 pjesëmarrës të panairit. Gjatë viteve të fundit, kompanitë kanë realizuar mbi 60 intervista të vajzave që i kanë takuar gjatë Konferences Girls in ICT. Nga të gjithë aplikantët e intervistuara, 35% kane gjetur punë, nga to 15% e tyre ishin të punësuar me një punë me kohë të plotë dhe 20% e tyre gjetën pozicione praktike.

Eventin do të mund ta ndiqni LIVE në faqen e IPKO Foundation në Facebook.


Video

error: