Giresse publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e marsit, mungon Ermal Krasniqi

Giresse publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e marsit, mungon Ermal Krasniqi

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2024.

Kosova do të fillojë grumbullimin prej ditës së hëne në hotel “Emerald”, për të filluar përgatitjet për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Andorrës, raporton KosovaPress.

Giresse për ndeshjet e muajit mars ka grumbulluar gjithsej 26 futbollistë, ndërsa ftesë nuk ka marrë sulmuesi i CFR Clujit, Ermal Krasniqi.


Pavarësisht formës së mirë që po e kalon me Clujin, ku në 11 ndeshje ka regjistruar katër gola dhe një asistim, Giresse nuk e ka grumbulluar Krasniqin për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Andorrës.

Stërvitja e parë zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, të hënën, në orën 15:00, derisa paraprakisht trajneri Giresse në orën 11:00, në “Emerald”, do të paraqitet në konferencë për media para gazetarëve.

Ndeshja e parë e “Dardanëve” zhvillohet si mysafirë i Izraelit në Tel Aviv më 25 mars, kurse ndeshja e dytë zhvillohet ë 28 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Andorrës.

Më poshtë e gjeni listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars kundër Izraelit dhe Andorrës.

Lexo edhe

Video