Giresse fajëson gjyqtarin: Mori disa vendime jo të duhura
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës regjistroi sot barazimin e dytë me radhë në kuadër të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Kosova barazoi si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” me Kombëtaren e Andorrës, ku rezultati final i ndeshjes ishte 1:1, raporton KosovaPress.

Golashënues te Kosova ishte Edon Zhegrova (minuta e 59’), ndërsa te Andorra golin e barazimit e shënoi Berto Rosas (minuta e 61’).

Pas ndeshjes, për mediat foli trajneri i Kosovës, Alain Giresse, i cili ndër të tjera fajësoi gjyqtarin që mori disa vendime jo të duhura.

“Nuk e kemi gjetur zgjidhjen, pavarësisht organizimit të lojës, na ka munguar diçka në përfundimin e aksioneve. Edhe gjyqtari mori disa vendime jo të duhura”, tha Giresse.

Më tej, Giresse tha se nuk është duke e menduar shkarkimin, pasi që ka ende gjasa për kualifikim.

“Është herët të flitet që ka përfunduar puna. Kemi ende mundësi për kualifikim”, tha Giresse.

Kosova barazoi 1:1 edhe në ndeshjen e parë kundër Izraelit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024