Gëzim Mehmeti zotohet se do të ndaj 6 milionë euro për bujqit, blegtorët dhe bletarët

Gëzim Mehmeti zotohet se do të ndaj 6 milionë euro për bujqit, blegtorët dhe bletarët

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e RE, Gëzim Mehmeti ka vizituar fabrikën “ERA” e cila është e vetmja qendër grumbulluese e bimëve në zonën e Gollakut dhe është përgjithësisht biznes ku punojnë gratë.


Pas vizitës, Mehmeti ka shkruar në Facebook se vizioni i tij është të jetë pranë bujqve, blegtarëve dhe bletarëve.

“Zona e Gollakut e ka pasur traditë grumbullimin e bimëve prandaj si kryetar i ardhshëm zotohem që do të ndaj 6 milionë euro për përkrahjen e bujqve, blegtorëve dhe bletarëve. Përkrahja e këtyre sektorëve krijon vende të reja të punës ku rritet mirëqenia sociale dhe ekonomike. Vazhdojmë punën e mirë”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video