Gexha-Bunjaku takohet me Massimiliano Paolucci, diskutojnë për mbështetjen e reformave në shëndetësi

Gexha-Bunjaku takohet me Massimiliano Paolucci, diskutojnë për mbështetjen e reformave në shëndetësi

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku priti sot në takim një delegacion të Bankës Botërore, të kryesuar nga Massimiliano Paolucci, menaxher i vendit për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore i Bankës Botërore.


Në takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit midis Bankës Botërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë, aspektet e financimit shtesë për mbështetjen e programit të përgjigjes emergjente ndaj COVID-19 në Kosovë.

Gexha ka falënderuar misionin e Bankës Botërore për bashkëpunimin e ngushtë dhe janë pajtuar për vazhdimin e mbështetjes për reformat në shëndetësi.

Lexo edhe

Video