Gexha-Bunjaku dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Gexha-Bunjaku dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it gjeneralmajor Ferenc Kajari, të cilit i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe asistencën e ofruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë Covid-19.


Në takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjellë dhe ndërveprimit institucional në shërbim të qytetarëve.

Gexha dhe gjeneralmajori Kajari kanë vlerësuar se vaksinimi kundër COVID-19 dhe zbatimi i masave parandaluese nga përhapja e virusit është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Ferenc Kajari është komandanti i ri i KFOR-it Kajari: Do të ndjek rrugën e paraardhësve në KFOR KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje Kurti takohet me komandantin e ri të KFOR-it, Ferenc Kajari Osmani takim me komandantin e KFOR-it: Kosova synon hyrjen në NATO Rama takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për të arriturat e FSK-së Ministri Mehaj priti në takim komandantin e ri të KFOR-it KFOR-i hungarez festoi 65 vjetorin e revolucionit hungarez KFOR-i nderon heronjtë e rënë gjatë Luftës së Parë Botërore Gexha-Bunjaku dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi […]

Komentet janë të mbyllura.