Gërxhaliu: Alarmante, pritet edhe rënia e remitencava nga mërgata për shkak të Covid-19

Gërxhaliu: Alarmante, pritet edhe rënia e remitencava nga mërgata për shkak të Covid-19

Si pasojë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, rënia e remitencave nga diaspora do të jetë alarmante për Qeverinë e Kosovës sa i përket stabilitetit social dhe parashikimeve buxhetore për vitet në vijim.

Për çdo vit pothuajse nga mërgata janë sjellë në Kosovë mbi 1 miliardë euro.

Kështu ka thënë eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu për KosovaPress, i cili këtë krizë me pandemi Covid -19, e quan edhe pandemi ekonomike për vitin 2020 dhe 2021, që do të jetë shqetësuese për vendin.


Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, pohon se pasojat nga kjo pandemi, që ka goditur edhe mërgatën, efektet negative do të jenë të mëdha edhe për ekonominë e Kosovës.

Gërxhaliu në fund thekson se Kosova është e stërngarkuar edhe me frikën dhe me pasojat e koronavirusit dhe me aspektin socio-ekonomik dhe mbi të gjitha sa i përket presionit politik dhe një aktualiteti që nuk është në funksion të stabilitetit dhe krijimit të një perspektive të besimit për të ardhmen.

Lexo edhe

error: