Gërvalla takon komandantin e KFOR-it: Ashpërsimi i retorikës serbe përbënë rrezik për sigurinë në rajon

Gërvalla takon komandantin e KFOR-it: Ashpërsimi i retorikës serbe përbënë rrezik për sigurinë në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka takuar këtë të martë komandantin e ri të KFOR-it, Ferenc Kajari.

Në këtë takim Gërvalla është shprehur se ashpërsimi i retorikës serbe kohët e fundit dhe prania e theksuar e ndikimit të aksit anti-Kosovë përmes Serbisë, përbën rrezik real për sigurinë në rajon e për çka nënvizon se nevojitet një përgjigje e përbashkët.


Kështu thuhet në komunikatën për medie nga MPJD, ku kanë njoftuar për takimin e ministres me komandantin e ri të KFOR-it.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Ferenc Kajári. Duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë, ministrja Gërvalla theksoi rolin fundamental që ka KFOR-i në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon. Gjithashtu shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me KFOR-in. Së bashku kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë. Me këtë rast ministrja Gërvalla nënvizoi se ashpërsimi i retorikës serbe kohëve të fundit, dhe prania e theksuar e ndikimit të aksit anti-Kosovë përmes Serbisë, përbën rrezik real për sigurinë në rajon dhe meriton një përgjigje të përbashkët”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Tutje në komunikatë thuhet se “Në të njëjtën kohë, ministrja e informoi gjeneralmajorin Kajári edhe lidhur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit”.

Lexo edhe

Video