Gërvalla takon Blinkenin: Kosova e SHBA-ja me lidhje të forta

Gërvalla takon Blinkenin: Kosova e SHBA-ja me lidhje të forta

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, si dhe homologen e saj kanadeze, Melanie Joly.

Ministrja Gërvalla ka shkruar në platformën “X” se si gjithmonë, lidhja e thellë mes Kosovës dhe SHBA-së u bë në bisedën e shkurtër që kanë pasur me Blinkenin, por që sipas Gërvallës është thelbësor.


“Një kënaqësi përsëri të takoj kolegët e mi të nderuar Mélanie Joly dhe Antony Blinken. Si gjithmonë, lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së u shfaq në bisedimin tonë të shkurtër por thelbësor. Faleminderit për besimin dhe sinqeritetin! Krenar po ashtu që e quaj Kanadanë një aleat dhe mik”, ka shkruar Gërvalla.

Lexo edhe

Video