Gërvalla: Serbia i dha shuplakë fytyrës partnerëve perëndimor

Zëvendësministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se perëndimi duhet ta pranojë realitetin e ri dhe ta ndryshojë qasjen ndaj Serbisë, pasi kjo e fundit i dha shuplakë partnerëve perëndimor dhe u rreshtua me një kriminel të luftës që kërcënon paqen, madje kërcënon me përdorim të armëve bërthamore.

Këto deklarata Gërvalla i bëri në Seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perespektivat e ardhshme”.

“Dialogu është me rëndësi në kuptim të përmbajtjes dhe nëse ndryshohet realiteti kjo nuk do të thotë që nuk duhet të ndryshojë përmbajtja e dialogut, nëse një palë në këtë tavolinë largohet nga tavolina e BE-së dhe i jep një shuplakë fytyrës partnerëve në perëndim dhe rreshtohet me një kriminel të luftës i cili është duke quar luftën më të madhe në Evropë që nga lufta e dytë botërore, atëherë duhet bërë pyetja: E çka tani, a mund të vazhdojmë tutje thua se nuk ka ndodhur asgjë, çfarë i thotë kjo zotëri Vuqiçit dhe zotëri Putinit, çfarë thotë kjo në sytë e perëndimit, a nuk e dërgon mesazhin që ne perëndimi jemi aq të dobët sa që nuk arrimë të përshtatim lëvizjet dhe veprimet tona, kur dikush rreshtohet me dikën që kërcënon paqen dhe madje kërcëno më përdorim të armëve bërthamore. Evropa duket ta pranojë realitetin e ri kemi të bëjmë me një Rusi brutale agresive, kemi të bëjmë më një lidership serbë shumë agresiv, kemi të bëjmë me një bashkëpunim shumë të ngushtë ekonomik dhe ushtarak të Rusisë dhe Serbisë”, tha ajo.

Sipas saj, në këtë epokë ose duhet të jemi për Evropën, demokracinë, paqen ose me forcat e liga të cilët janë të gatshme të përdorin luftën si mjet për arritjen e synimeve ideologjike, politike.


“Lidershipi i Serbisë ka vendosur që politikën e jashtme të rreshtojnë me regjimin serb. Rishtazi në kularët e asamblesë së përgjithshme të OKB-së, ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë kanë nënshkruar një marrëveshje për këtë rreshtim… Serbia nuk ka probleme vetëm me Kosovën si fqinjë, Serbia me ndihmën e Rusisë në nivelet e ndryshme përpiqet të shkaktojë probleme edhe me fqinjë të tjerë në rajon, të cilët ende nuk janë anëtarë të BE-së nga Mali i Zi tek Maqedonia e Veriut dhe Bosnja”, foli ajo.

Ajo tha se vetë presidenti rus i referohet Kosovës dhe përpiqet në këtë mënyrë të manipulojë perëndimin, duke shtuar se përdorë shembullin e vendit tonë si një justifikim për aktet e tij kriminale por e vërteta është e kundërta.

“Veprimet agresore të Rusisë, të Putinit në mbarë rajonin jo vetëm që janë agresive por janë edhe të jashtëligjshme. Mosnjohja e vendit tonë i dërgon një mesazh Putinit dhe agjendave të tij, Kosova është vend sovran i njohur ndërkomëtarisht dhe nuk ka asnjë analogji me rajonet e tjera dhe vendet e tjera anëtare të BE-së, ku disa pakica përfshihen në separatizëm për shkak së në këtë vend ka pushtet demokratik”, tha ai.

Gërvalla foli edhe për solidaritetin e popullit të Kosovës me Ukrainën dhe rreshtimin me ShBA-të dhe BE-në, lidhur me sanksionet që janë vendosur ndaj agresorit rus.

Lexo edhe

Video