Seanca e Kuvendit ku po diskutohet për situatën në veri, për zëvendëskryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla, është zhgënjyese.
Duke ju drejtuar deputetëve të LDK-së, ajo ka thënë se Qeveria Kurti nuk ngatërron partneritetin me servilizëm.
Ajo ka përsëritur se me partnerët ndërkombëtar bisedojnë hapur dhe synojnë t’i bindin për qëllimet e drejta të Kosovës.
Sipas saj dhuna në veri nuk ka të bëjë me të drejtat e pakicave serbe.
“Në dallim nga ata që sot flasin në emër të LDK dhe ngatërrojnë partneritetin me servilizmin, politikën me thashethemet”, ka thënë ajo.
Gërvalla ka thënë se SHBA-të dhe Bashkimi Evropian nuk kërkojnë nënshtrim, por presin ndërtimin e një shteti demokratik e ligjor, si dhe presin vendime të guximshme.
E pas fjalimit të saj, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ndonëse Gërvalla e përmendi LDK-në 13 herë, ajo hynë në kategorinë e personave që si parti as nuk e replikojnë.
Debati parlamentar për situatën në veri të vendit është ndërprerë për një pauzë deri në 15:30.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.