Gërvalla mohon të ketë qenë dëshmitare e Speciales: Nuk kam qenë dhe as nuk jam

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës (MPJD), Donika Gërvalla është pyetur nëse ka qenë dëshmitare e Gjykatës Speciale për çka ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë dëshmitare ose në ndonjë formë tjetër në Gjykatën Speciale në Hagë.


Gërvalla ka thënë se nuk do që të keqpërdorë vizitën e homologut të saj kroat për të folur për këtë çështje, megjithatë, e ka mohuar një gjë të tillë.

“Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologut, për të mos shpenzuar kohën e tij, një përgjigje shumë e shkurtër. Jo, as nuk kam qenë dhe as nuk jam. Mendoj që është përgjigja e mjaftueshme”, ka thënë Gërvalla.

Lexo edhe

Video