Gërvalla merr pjesë sot në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor

Gërvalla merr pjesë sot në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel për të marrë pjesë në një drekë pune, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.


Në takim do të marrin pjesë 27 ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, bashkë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor si dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Në takim, temë diskutimi do të jenë çështjet e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe ndikimi i tyre në politikat e sigurisë së shteteve të BE-së dhe rajonit tonë.

Lexo edhe

Video