Gërvalla merr pjesë në Forumin ndërkombëtar të Dakarit për paqe e siguri në Afrikë
Lexohet për: 2 min.
Donika Gervalla Afrike
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, mori pjesë në hapjen solemne dhe panelin e nivelit të lartë në Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, i cili po mbahet në Senegal. 

Panelistët e parë ishin presidenti senegalez, Macky Sall, presidenti i Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, kryeministri i Guinea-Bissaut, Geraldo João Martins dhe ministri i deleguar në Ministrinë e Jashtme të Japonisë, Iwao Horii. 

Në këtë panel u diskutua rreth sfidave të sigurisë dhe stabilitetin institucional në Afrikë dhe më gjerë.

Në margjina të këtij forumi, ministrja Gërvalla takoi kryeministrin e Guineja-Bisaut, Geraldo João Martins, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes të dy vendeve. 

Takime në kuadër të forumit u zhvilluan edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Gabonit, Regis Onanga M Ndiaye, ministrin e Mbrojtjes të Gambisë,  Seringe Modou Nji dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të ndryshme afrikane. 

Ministrja Gërvalla është dakorduar për thellim dhe konkretizim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të dyanshëm, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024