Gërvalla: Janë bërë gjitha përgatitjet për pritjen e diasporës, mërgata jonë e lidhur me vendin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla sot ka vizituar Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ku u ka uruar mirëseardhje mërgimtarët qe po zgjedhin vendlindjen për të kaluar pushimet verore.  Që nga 1 korriku e deri më mbi 80  mijë pasagjerë kanë ardhur në Kosovë.

Gërvalla tha se për t’i uruar mërgatës mirëseardhje tashmë të gjitha institucionet kanë bërë përgatitjet e nevojshme përfshirë edhe aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

“Për t’i uruar mërgatës mirëseardhja natyrisht që institucionet kanë filluar përgatitjet e tyre që më herët shihet që Aeroporti i Prishtinës është goxha i përgatitur sado i madh që të jetë numri është synim i yni që jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore që zhvillojmë e jo vetëm atëherë kur kemi nevojë për kontributin  mërgatës t’iu transmetojmë ndenjën që jemi bashkë me ta për të bërë pushimin e tyre të merituar në vend. Lusim të gjithë që të kenë qetësinë dhe të kenë durimin nëse rrugët janë më plotë në Prishtinë, nëse radhët janë me të gjata për të blerë diçka në shitore, nëse parkingjet janë ë të rralla por megjithatë të mos harrojmë që mërgata jonë është e lidhur me vendin si rrallë ndonjë mërgatë në botë”, tha ajo.

Bashkë me Gërvallen ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i cili tha se tashmë policia ka bërë gjitha përgatitjet operacionale që të mos ketë ndonjë telashe.  

Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se tashmë Policia ka berë të gjitha përgatitjet operacionale që mos të ketë telashe.

Mehmeti tha se nga 1 korriku e deri më sot në Kosovë kanë arritur mbi 80 mijë pasagjerë, ndërsa 30 mijë kanë udhëtuar jashtë Kosovës.


“Në aeroportin e Prishtinës vetëm gjatë dy javëve të fundit prej datës 1-15 korrik kanë ardhur mbi 80 mijë pasagjerë të cilët kanë kaluar nëpër kontrollet e Policisë së Kosovës ndërsa kemi pasur mbi 30 mijë njerëz që kanë qarkulluar dhe kanë shkuar jashtë Kosovës. Ky fluks është në rritje jemi në periudhën që do kemi edhe më shumë qarkullim dhe më shumë njerëz qe do vijnë në Kosovë. PK është e përgatitur edhe në aspektin operacional dhe në aspektin e masave teknike qe neve na mundësojnë që të kemi qarkullim të sigurt dhe besojmë që nuk do kemi telashe gjatë kësaj vere”, tha ai.

Ndërsa Ministrja e Punëve të Jashtme u pyet edhe për deklaratën e ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku për samitin e Dubrovinikut, por që ministrja Gërvalla nuk deshi të jap komente për këtë.

Gërvalla: Nuk di për çfarë deklarata thoni dhe nuk është koha e duhur të flasim për këtë

Video

“Nuk e di për cilat deklarata e keni fjalën për deklarata e mija apo për ato të tjetërsuara por sinqerisht nuk më duket vendi i duhur sot të bisedojmë për këtë me shumë kënaqësi në një vend dhe kohë tjetër”, tha ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot ka vizituar  edhe Agjencinë për Regjistrimit Civil dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lexo edhe

Video

error: