Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur të enjten në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.
Ministrja Donika Gërvalla theksoi se kanë diskutuar për sfidat aktuale të sigurisë në Evropë dhe agresionin rus. Teksa deklaroi se Ura e Ibrit duhet të hapet, ajo tha se në këtë takim kanë diskutuar edhe për zhvillimet në veri.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen tha se vazhdojnë të jenë mik i Kosovës. Më tej ajo ka shtuar se Finlanda mbështet Kosovën në procesin e dialogut.
"Kemi biseduar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Finlanda është e gatshme që të bëjë çka ëahtë e mundur për të përkrahur këtë proces. Finlanda është më së e gatshme që të punojë intensivisht për të forcuar raportet tregtare. Ne diskutuam për agresionin e Rusisë në Ukrainë. Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë", tha ajo.