Gërvalla: Deri në fund të vitit presim të aplikojmë për statusin kandidat të BE-së

Gërvalla: Deri në fund të vitit presim të aplikojmë për statusin kandidat të BE-së

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova është e përgatitur për procesin drejt Këshillit të Evropës derisa e ka quajtur atë proces të shëndetshëm.

Në një konferencë për media, Gërvalla ka thënë se nuk mund të jap shumë detaje për këtë proces meqë sipas saj, ka akterë që janë të interesuar të pengojnë Kosovën në rrugën e saj drejt Këshillit të Evropës.

“Presim procesi për në Këshillin e Evropës të mos zgjasë në rastin e Kosovës sa ka zgjatur për shtetet e rajonit. Presim qe pas pushimeve verore shpresojmë të kalohet në procedurë dhe të fillojnë asamblenë parlamentare. Nuk kam mundësi te jap shumë detaje, sepse duhet të dimë që ka akterë që janë të interesuar të pengojnë Kosovën në rrugën e saj drejt Këshillit të Evropës. Procesin e kemi të shëndetshëm”, ka thënë ajo.


Ajo ka thënë se hapin e radhës do ta bëjnë në vjeshtë.

“Shpresojmë qe pas vjeshtës te mund të bëjmë hapin tjetër formalisht, jemi të përgatitur për këtë proces”, ka shtuar Gërvalla.

“Lidhur me takimin e presidentes dhe kryeministrit në ShBA, ata do të kenë sot një takim të planifikuar kohë më parë. Presim një takim të mirë mes shtetesh jo vetëm mike por mes Kosovës dhe shtetit që është garant i pavarësisë se vendit. Është një takim i mire por është takim në rrethana të natyrahme mes dy shteteve mike”, ka thënë zëvëndëskryeministrja Gërvalla lidhur me takimin që Osmani e Kurti do të realizojnë me sekretarin Blinken.

Lexo edhe

Video