Gërvalla: Bllokimi i pikave kufitare tregon për veprimet destabilizuese të Serbisë
Lexohet për: 2 min.
gervalla
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Bllokimi i pikave kufitare me Kosovën i paralajmëruar nga Serbia për zëvendëskryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla po shihet si veprim provokues dhe destabilizues nga ana e shtetit serb.

Sipas ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla  me këtë qasje të Serbisë është i vështirë vazhdimi i procesit të dialogut.

Gërvalla këto komente i bëri pas takimit që zhvilloi me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan i cili sot po qëndron për vizitë në Kosovë.

Sa i takon deklarimit të Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se Serbia ka tërhequr letrën nga Brukseli të deponuar nga ish-kryeministrja Ana Bërnabiq,  zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla konsideron se bëhet fjalë për ndonjë tërheqje të pjesshme.

Ajo theksoi nevojën që personat e ardhshëm që do ta drejtojnë dialogun Kosovë-Serbi duhet të kenë strategji konkrete për këtë proces.

E gjatë ditës së sotme në Kosovë ka qëndruar Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili është takuar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin pati një dakordim për takimin e radhës në Bruksel, por që nuk u dha ndonjë datë e caktuar.

Lajmi në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024