Gerrard tregon se cili është më i mirë, Ronaldo apo Messi

Gerrard tregon se cili është më i mirë, Ronaldo apo Messi

Debati për çështjen se cili është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos nuk do të përfundojë kurrë.

Por, dyshja në fjalë ka ende për t’iu dhuruar tifozëve të futbollit paraqitje mbresëlënëse, pasi që ende nuk janë duke menduar për pensionim, përcjell KosovaPress.

Gjatë një interviste me Gary Neville, trajneri i Aston Villas dhe legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka dhënë opinionin e tij rreth këtij debati, duke e cilësuar Messin si më të mirin e të gjitha kohërave, por duke mos lënë anash Ronaldon të cilin e lavdëroi .


“Ata janë dyshja e gjeneratës sime që ishin diçka tjetër, statistikat, kur je lojtar dhe e ke bërë atë gjë vetë, nuk jam i sigurt nëse dikush tjetër do të arrijë ta bëjë atë se çfarë kanë bërë ata dy”, tha Gerrard.

“Unë mendoj që ata janë nga një planet tjetër, për dallim nga lojtarët e tjerë që kanë jetuar, ndoshta përveç Peles dhe Maradonas. Por, për mua, Messi është një lojtar skuadre. Nëse ai është pranë golit, ai do të shikojë që pasojë, si dhe të shtojë golat individualë”, shtoi më tej legjenda e Liverpoolit.

Ronaldo ka edhe një vit të mbetur me skuadrën e Manchester United, njëjtë sikurse Messi që ka me Paris Saint-Germain, ndërsa të dy do të luajnë në Kampionatin Botërorë të fundit në karrierën e tij, ku do të synojnë që t’i udhëheqin Argjentinën dhe Portugalinë drejt triumfit të mundshëm në “Katar 2022”.

Lexo edhe

Video