Genta Ismajli shtatzënë? Përgjigjet Big Mama

Genta Ismajli shtatzënë? Përgjigjet Big Mama

Kohët e fundit është përfolur se këngëtarja Genta Ismajli është shtatzënë për herë të parë.

Pavarësisht spekulimeve, artistja, e cila ka dy vjet që jeton një histori të bukur dashurie me biznesmenin nga Turqia Usta, nuk e ka konfirmuar ende lajmin.


Ditë më parë në TikTok, nisi të qarkullojë një video ku dallohet qartë barku i rrumbullakosur i Gentës, edhe pse ajo shfaqet me rroba të gjera.

E fundit që e ka takuar këngëtaren është Big Mama, e cila i është përgjigjur fansave në Instagram nëse Genta është shtatzënë.

Me humor, Big Mama ka publikuar një video në story ku shkruan: “Gjinekologia personale Big Mama, jam duke ia bërë ultra sound-in”, duke i lënë kështu ende të hapura dyshimet!

Lexo edhe

Video