Gazetarja ruse dërgohet në spital psikiatrik për "diskreditim" të ushtrisë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gazetarja ruse Maria Ponomarenko, e cila u arrestua në Shën Petersburg në prill me akuzën e diskreditimit të forcave të armatosura ruse në postimet e mediave sociale për luftën në Ukrainë, është transferuar në një spital psikiatrik siberian, tha avokati i saj.

Sergej Podolsky tha se Ponomarenko do të jetë nën vëzhgim në Spitalin Psikologjik Klinik Altai për 28 ditë.

Ponomarenko, e cila jeton dhe punon në qytetin Barnaul në rajonin e Altait dhe është nënë e dy fëmijëve të vegjël, u transferua nga Shën Petersburg në Barnaul në fund të muajit të kaluar.

Ajo përballet me 10 vjet burg për postimin në Telegram në lidhje me bombardimin rus të një teatri në qytetin ukrainas Mariupol që vrau qindra civilë.

Një ligj rus i miratuar në mars penalizon shpërndarjen e raporteve "të rreme" që "diskreditojnë forcat e armatosura".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024