Gazetarja e cilëson ndër më të dobëtin në Kupën e Botës, ja përgjigja e Kroos (VIDEO)

Gazetarja e cilëson ndër më të dobëtin në Kupën e Botës, ja përgjigja e Kroos (VIDEO)

Toni Kroos është kundërpërgjigjur pasi që u zgjodh si njëri nga lojtarët më të dobët të Kupës së Botës, edhe pse ai nuk ka luajtur futboll me Kombëtaren e Gjermanisë që nga Kampionati Evropian Euro 2020.

Herën e fundit që Gjermania luajti një ndeshje me eliminim direkt në një Kupë Bote, Philipp Lahm ishte pjesë e skuadrës, pasi mposhti Argjentinën në finalen e Kupës së Botës 2014, raporton KosovaPress.

Ish-ylli i Bayern Munichut nuk ka humbur asnjë ndeshje të vetme me eliminim që nga ajo kohë, me Gjermaninë që ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në grup në dy turnetë në vijim.

Në vitin 2018, Gjermaninë e kaploi mallkimi i kampionëve kur u eliminuan, dhe muajin e kaluar në Katar nuk kishin askënd për të fajësuar veç vetes.

Gjermania u eliminua për shkak të humbjes shokuese ndaj Japonisë në ndeshjen hapëse, dhe më pas një barazim me Spanjën, ndërsa fitorja ndaj Kosta Rikës në ndeshjen e fundit të grupit nuk mund t’i shpëtonte. Kjo ndodhi sepse Japonia gjithashtu mposhti Spanjën.


Një person që definitivisht nuk ishte fajtor ishte Kroos, me mesfushorin e Real Madridit që vendosi të pensionohej nga futbolli ndërkombëtar në korrik të vitit 2021, pasi Anglia e kishte eliminuar Gjermaninë nga eliminatoret e fundit të Evropianit Euro 2020.

Megjithatë, në “El Chiringuito TV”, gazetarja Cristina Cubero e quajti Kroos si një nga lojtarët më të dobët në Kupën e Botës.

Për fat të mirë, Kroos pa anën qesharake, duke u përgjigjur: “E dija se dikush do të fajësohej”.

Momentin në fjalë e gjeni më poshtë.

(2) Tweet / Twitter

Lexo edhe

Video